Meta: Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me Marrëveshjen e Detit me Greqinë

Meta: Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me Marrëveshjen e Detit me Greqinë

Presidenti Ilir Meta i ftuar ditën e enjte nё një emision politik foli pёr vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Meta deklaroi se nuk ka njё qёndrim mbi vendimin e Gjykatёs Kushtetuese, pasi nuk e ka lexuar ende vendimin e zbardhur.

“Lajmet e shpёrndara me urgjencё nuk mё impresionojnё. Vendimin e zbardhur do ta shoh me shumё vёmendje dhe mё pas do bej publik me shumё pёrgjegjesi qёndrimin tim”, tha Meta.

Por ai bёri me dije se, gjithsesi do te ketë njё qёndrim shumё zyrtar dhe institucional tё Presidentit te Republikёs lidhur me vendimin e zbardhur te Gjykatёs Kushtetuese.

“Ju kujtoj se nuk jam politikan si ata qё shmangen me procedurё, por jam i themelit, shumë zyrtar dhe institucional, qё nuk i shmangem pёrgjegjёsive shtetёrore”, vijoi ai.

Meta njoftoi gjithashtu, se dekretet e Presidentit pёr zgjedhjet vendore nuk janë atakuar nga asnjë Gjykatë, sipas raportit i OSBE/ODHIR dhe akuzoi Gjykatën Kushtetuese se ka anashkaluar përgjegjësitë për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Për zgjedhjet në gjashtë bashki, Presidenti nuk ka pas asnjë kërkese zyrtare, për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Gjykata Kushtetuese nuk ka dashur të marrë përgjegjësi mbi vendimin për zgjedhjet vendore sepse ajo nuk është marrë më themelin e çështjes”

Sa i takon vullnetit të tij, Presidenti Meta tha se, “e vetmja që Presidenti i Republikës dëshiron është që vendi të ketë një Gjykatë Kushtetuese të pakontrollueshme nga politika, të paanshme dhe me integritet”.

“Të gjithë e dimë përpjekjen e politikës për të kapur këtë Gjykatë, me të gjitha format”, shtoi ai.

Meta foli gjithashtu pёr vendimin pёr shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ai u shpreh se vendimi ishte i tij, për arsye të cilat sipas tij janё bёre publike nё dekretin e tij.

“Ne datёn 2 qershor 2019 Basha paralajmeroi se nё 8 qershor do bёhet nami dhe përgjegjësinë ta mbaj sovrani. Ndaj për arsyet qё janё bёre publike unё mora vendimin”.

Teksa pyetjes rreth simpatisë së tij për ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Meta i’u përgjigj se nuk e ka fshehur asnjëherë.

Ai e quajti atë një lider të mirë në vendimmarrje dhe më tej citoi në një rast “dështimi” të liderit aktual Lulzim Basha.

“Lulzim Basha, ka caktuat datën 13 tetor për zgjedhjet vendore duke u marrë dhe dakordësia e ndërkombëtarëve. Por, nga opozita e atëhershme vetëm Lulzim Basha nuk u regjistrua si forcë politike në KQZ. Kjo gjë favorizoji vetëm Edi Ramën, i cili morri gjithë bashkitë dhe këshilltarët në të gjitha njësit vendore. Kjo është tashmë fakt”.

Më tej Meta kaloi dhe tek Marrëveshja e Detit me Greqinë.

“Po e them për herë të parë se Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me Marrëveshjen e Detit me Greqinë”

Sipas tij, qëndrimi i tij në raport me Marreveshjen e Detit ka patur implikime shume serioze në raport me shtetin shqiptar duke e bërë atë përgjegjës.

“Lulzim Basha nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar. Në kohën kur ai ishte ministër i jashtëm ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit. Po abuzohet me këtë çështje”./Gazeta “Enigma”/

Related Articles