Mevlan Zeka futbollisti më i mirë i xhiros së 34-të në Superligë

Mevlan Zeka futbollisti më i mirë i xhiros së 34-të në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar me ndarjen e çmimit për lojtarin më të mirë të javës, shkruan Gazeta Enigma.

Futbollisti më i mirë i xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll është zgjedhur sulmuesi I SC Gjilanit, Mevlan Zeka.

Zeka ishte futbollisti i ndeshjes në derbin lokal ndaj FC Dritës, duke e shënuar golin e barazimit.

Mevlan Zeka është shprehur i lumtur për këtë çmim, ai ka thënë se pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe trajnerëve nuk do ta gëzonte këtë formë që e ka tani.

Related Articles