“Mezi presim t’i përkrahim djemtë tanë”, Dardanët në numër masiv në miqësoren ndaj Andorrës

“Mezi presim t’i përkrahim djemtë tanë”, Dardanët në numër masiv në miqësoren ndaj Andorrës

Kombëtarja e Kosovës të dielën do ta zhvillojë miqësoren e dytë pas asaj ndaj Republikës Çeke.

Dardanët do të përballen me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në atë që konsiderohet si një tjetër test i selektorit Franco Foda para ndeshjeve të shtatorit në edicionin e ri të Ligës së Komneve.

E tifozët zyrtarë të Kombëtares, “Dardanët” paralajmërojnë se do ta përkrahin masivisht Kosovën, siç kanë bërë përherë, pa e marrë parasysh emrin e kundërshtarit dhe peshën e ndeshjes.

Ata ju kanë bërë thirrje anëtarëve të tyre që të pajisen me bileta dhe që bashkërisht ta përkrahin Kosovën në përballjen e së dielës.

“Si gjithmonë, mezi presim t’i përkrahim djemtë tanë, përfshirë ata që për herë të parë do të debutojnë në Prishtinë me bluzën dardane.  Më i rëndësishëm sesa çdo epitet i ndeshjes apo emër kundërshtari, është përkrahja e djemve tanë, krenarisë së kombit”, shkruajnë “Dardanët”. /

Related Articles