Sot po mbahet mbledhja mes dy qeverive, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Gjatë këtij takimi mes dy kabineteve të shteteve u fol për marrëveshjet që vendet do të nënshkruajnë sot.
Kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski falënderoi Kurtin për mikëpritjen dhe fjalët që ai tha paraprakisht.
“Shpreh falënderim kryeministër i Kosovës, Albin, për takimin miqësor. Ju në përgjithësi e thatë atë që duhet për bashkëpunimin tonë të ndërsjelltë, për lidhjet midis popujve, në dy anët e kufirit dhe mendoj se ëhstë një vlerë e shtuar dhe urë që na afron gjatë vitëve të ardhsme”, u shpreh Mickoski.
Më tej ai shtoi se “sot do të nënshkruhen marrëveshje në pjesën e energjetikës si dhe rregullimit të kalimeve ndërkufitareve”. /Gazeta Enigma
Mickoski falënderon Kurtin për mikëpritjen, flet për marrëveshjet që do nënshkruhen
