Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, me ç’rast ky i fundit ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën me theks të veçant në procesin e njohjes nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Bazuar në njoftimin e zyrës së Kryetar të Kuvendit, në takimin në mes të Kryekuvendarit Konjufca dhe Presidentit Milanoviç janë diskutuar temat si akutaliteti politik, pandemia, situata energjetike, ekonomia dhe zhvillimet rajonale.
Konjufca i shoqëruar nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci ka vlerësuar si të shkëlqyera raportet me shtetin e Kroacisë.
“Falënderova presidentin Milanoviç për mbështetjen koherente të shtetit kroat ndaj Kosovës, dhe shpreha mirënjohje për kontributin e pjesëtarëve të ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it. Orientimi parësor i Kosovës mbetet perspektiva evropiane dhe anëtarësimi në NATO e organizata të tjera ndërkombëtare”, ka thënë Konjufca.
Kryeqeveritari gjatë takimit ka shprehur edhe përkushtimin për forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të dyanshëm, si dhe domosdonë e koordinimit të veprimeve në kuadër të zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare. /Gazeta Enigma/.