Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se këtë muaj u është kompensuar vetëm 51% e pagës.
Në një reagim publik, minatorët thonë se shpresojnë që menaxhmenti ta bëjë menjëherë ekzekutimin e plotë të pagave, teksa shtojnë që loja me bukën e tyre duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.
“Shpresojmë që menaxhmenti i ndërmarrjes shqetësimin tonë ta marr me seriozitetin më të lartë, duke bëre menjeher ekzektimin e plot të pagave. Ashtu që loja me buken e minatorëve duhet të marr fund një her e përgjithmonë.Ne jemi në pritje të pagave të plota sot. Menaxhmenti duhet ti kryej detyrat e tyre”, thuhet në reagimin e Sindikatës.
Minatorët e kanë konsideruar këtë veprim të menaxhmentit si ofendim ndaj tyre.
Postimi i plotë:
Reagim
Të nderuar minatorë,
Sot kur të gjithë e pritëm me padurim ekzekutimin e pagave, si kundërvlerë për djersen që kemi derdhur, edhe një herë tjeter u zhgënjyem duke u kompenzuar vetem 51% e pagës.
Deri kur do të vazhdoj një ofendim i tillë ndaj minatorëve dhe cili është qëllimi i vërtet i këtyre vendimeve të kundërligjshme?!
Për muaj me radhë, që nga zgjedhja e menaxhmentit të ri në ndërmarrje kemi heshtur dhe toleruar, lloj lloj vendime dhe qasje që është i kunderligjshem dhe në kundërshtim me interesat e minatorëve, me qëllimin e vetem dhënia e hapsires së mjaftueshme menaxhmentit të ri për të dëshmuar veten.
Por secili duhet të kuptoj se mjaft është mjaft.
Shkelja e të drejtave elementare të minatorëve sic është e drejta në pagë, përkundër se para muaj më pare Qeveria e Reublikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milion euro për ndërmarrjen Trepca Sh.A. dhe prodhimit enorm që kemi pasur në muajin shtator, është e papranueshme, fyese dhe kundërligjore.
Cili është arsyetimi logjik i menaxhmentit, që përkundër këtyre të hyrave marramendese të mosekzekutohen pagat e minatorëve? Me një qasje të till mundi dhe djersa e minatorëve është duke u nëpërkëmbur, gjë e cila nuk do të tolerohet asnjeher.
Shpresojm që menaxhmenti i ndërmarrjes shqetësimin tonë ta marr me seriozitetin më të lartë, duke bëre menjeher ekzektimin e plot të pagave. Ashtu që loja me buken e minatorëve duhet të marr fund një her e përgjithmonë.
Ne jemi në pritje të pagave të plota sot. Menaxhmenti duhet ti kryej detyrat e tyre.
Me respekt
SPMTK