Minatorët e Trepçës po refuzojnë të hanë e të pinë. Pavarsisht se kanë mbajtur greva që nga qershori i këtij viti e tutje, minatorët kësaj radhe nuk planifikojnë ta ndalin grevën pa u plotësuar kushtet e tyre në plotësi, shkruan Gazeta Enigma.
Minatorët po punojnë në kushte të rënda, e pikërisht kjo është një nga arsyjet pse ata kanë nisur grevën. Ndërkohë siç ndodhë tash e sa kohë ata as nuk po paguhen në kohë.
Kësaj radhe minatorët po kërkojnë edhe shkarkimin e u.d kryeshefit të ndërmarrjës Trepça, Enis Abdurrahmani.
Sindikata e pavarur e minatorëve të Trepçës, kanë dalur hapur me 3 kërkesa.
1. Realizimi i pagës mujore me kohë nga data: 06 – 10,
2. Shkarkimin e menaxhmentit (kryeshefit),
3. Sigurimi shëndetësor dhe përmirësimi i kushteve të punës.
Që 35 orë në grevë
Ka mbi 35 orë prej se kanë filluar grevën, dhe është raportuar se mbi 50 minatorë janë në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa në media është shfaqur edhe një video-incizim ku shihet se njëri nga minatorët është alivanosur shkaku i gjendjes së keqe shëndetsore.
Fevzi Ademi, anëtar i Sindikatës së pavarur të Minatorëve të Trepçës, tha për Gazetën Enigma se kushtet e rënduara, sidomos në 5 muajt e fundit, kanë bërë që minatorët të dalin me këto kërkesa dhe të hyjnë në grevë.
“Qe 5 muaj, ballafaqohemi me mos-realizimin e pagës mujore në kohë. Ne kërkojmë edhe shkarkimin e kryeshefit dhe kërkojmë kushtë më të mira të punës për minatorët. Ne mendojmë se për shkak të keqmenaxhimit, nuk po mund të realizohen as pagat. Gjithë minatorët janë në grevë, rreth 600 minatorë janë në grevë”, tha ai.
Ademi shtoi se gjendja e tyre shëndetsore është duke u keqësuar, por minatorët janë të vendosur të vazhdojnë grevën deri në përmbushjen e plotë të kërkesave.
“Gjendja e tyre shëndetësorë është jo e mirë, sepse kemi hyrë në 24 orëshin e dytë, gjerësisht mbi 30 orë grevë. Minatorët janë të vendosur që deri në përmbushjen e pikës së fundit të kërkesave, nuk do të ndalet greva”, tha Ademi.
“As edhe një vizitë e thjeshtë nuk është bërë, as nga menaxhmenti, as nga bordi, e as nga ministria e linjës, në lidhje me grevën”, përfundoi Ademi në një prononcim për Enigmën.
Ndërkohë karshi këtyre zhvillimeve e heshtue po qëndron Qeveria e Kosovës.
Gazeta Enigma ka adresuar pyetje lidhur me grevën e minatorëve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, dhe në zyrën për informim të Qeverisë, mirëpo, deri në publikimin e teksit, të njejtit nuk kanë kthyer përgjigjje./Gazeta Enigma/