Minatorët e Trepçës nuk po gjejnë qetësi, sepse sërish sot kanë hyrë në grevë për shkak të kërkesës së tyrë për rikthimin e nëntë punëtorve të larguar.
Kryetari i Sindikatës së Trepçës, Gani Osmani ka thënë për Gazetën “Enigma”, se sot rreth 80 minatorë kanë hyrë në grevë dhe për këtë është në dijeni edhe drejtori i Trepçës.
“Ndërrimi i parë ka hyrë në minier, diku rreth 80 minatorë kanë shprehur interesim të hyjnë në grevë për t’i rikthyer punëtorët që i kanë larguar. Për këtë e kemi njoftuar edhe drejtorin”, ka thënë ai.
Ndryshe, Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trepça”, Enis Abdurrahmani dhe drejtori i Administratës, Besim Haxhiu, ishin sulmuar fizikisht në tetor.
Ata kanë deklaruar se janë sulmuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit, Rafet Ibishi. /Gazeta Enigma/.