Ministrat Sveçla e Aliu e nisin vitin 2025 me një vizitë në veri

Ministrat Sveçla e Aliu e nisin vitin 2025 me një vizitë në veri


Pas ndrrimit të vitit, dy ministra të dikasterit qeveritar e kanë vizituar veriun e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me kolegun nga Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapsinor e Infrastrukturës, Liburn Aliu, e bashkëpunëtorë të tjerë, kanë vizituar pikën kufitare të Jarinjes, pas mesnate.

Duke e uruar Vitin e Ri, Sveçla ka thënë se vendosën që ndërrimin e motmotit ta presin me zyrtarët policor në këtë pikë kufitare.

“Paraprakisht vizituam zyrtarët policor në Leposaviq, Urën e Bistricës, Koshtovë dhe takuam ata në pikat patrulluese nga Mitrovica deri në Jarinje”, ka shkruar i pari i Punëve të Brendshme, transmeton Klankosova.tv

Sipas tij, këta zyrtarë përveç sigurisë së të gjithë qytetarëve pa dallim, po kujdesen edhe për sigurinë e kufirit tonë me Serbinë.

“Përkushtimi i tyre dhe i të gjithë policëve tanë ka bërë të mundur të përmbyllim një vit sfidues por të suksesshëm e edhe më të fortë”, ka shtuar Sveçla. /Gazeta Enigma.

Related Articles