Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbaj sot konferencë për medie, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu është bërë e ditur në një komunikatë drejtuar medieve.
Konferenca do mbahet në objektin e qeverisë, në ora 15:30, përderisa nuk është bërë e ditur arsyeja.
Kujtojmë se së fundmi është rritur numri i rasteve të hospitalizuara me COVID-19 në vend.
Klinikat e disa spitale kanë filluar të mbushen me pacientë, kështu edhe Klinika Infektiva nuk ka më hapësirë për pacientë tjerë.
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur mëherët se menaxhmenti i SHSKUK-së, duke e parë situatën e krijuar dhe rritjen e ndjeshme të numrit të pacientëve të prekur me COVID-19, që po kërkojnë ndihmë në QKUK, ka krijuar hapësira me shtretër shtesë për trjatim të pacientëve.
Në dy katet e pjesës së përfunduar së fundmi të Klinikës Infektive II( Mjekësisë Sportive) , pas pranimit teknik, janë vendosur rreth 80 shtretër shtesë.