Ministri i Financave: Raporti i ASK-së konfirmon rritjen e pagave

Ministri i Financave: Raporti i ASK-së konfirmon rritjen e pagave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se të dhënat e e publikuar në raportin e Agjencisë së Statistikave, konfirmojnë rritjen e pagave në vendin tonë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ministri i kuletës së shtetit përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se sipas raportit, në vitin 2023, paga mesatare ishte rritur me 18% krahasuar me nivelin e vitit paraprak, si rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave ne Sektorin Publik.

“Edhe njëherë, si çdoherë tjetër, demantohen të pavërtetat e opozitës sa i përket rritjes së pagave. Pra, vetëm i duhet lënë kohës”, deklaroi ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles