Ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Youssef, e ka njoftuar sot presidenten Vjosa Osmani për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në një video të publikuar nga Osmani në Facebook, Youssef thotë se në emër të popullit paqedashës të Sudanit e njohin Kosovën.
“Jam i nderuar dhe i privilegjuar që jam dërguar nga presidenti im këtë pasdite, dhe pas takimit me presidentin Rexhep Taip Erdogan, që ishte një rrugë e mire dhe ogur i mirë për këtë mbledhi që e kemi këtu në Turqi. Dhe që ne vendosëm ta njohim vendin tuaj të bukur. Në emër të popullit paqedashës të Sudanit, ne e njohim vendin tuaj”, ka thënë Youssef.