Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke raportuar sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Ai para deputetëve ka thënë se shërbimi ushtarak i detyrueshëm nuk pritet të ndodhë së shpejti, pasi që sipas tij ka probleme me buxhetin dhe se për këtë çështje duhet një plan afatgjatë, shkruan lajmi.net.
“Kur është çështja te detyrimi ushtarak, asnjë qytetar i Kosovës nuk ka qejf kjo mos me ndodhë, mos me marrë punën e papës apo hoxhës, ne do të punojnë në planin e detyrimit ushtarak, do ta shqyrtojmë, sa na përket buxheti, duhet me ja nis prej arsimit. Në Norvegji janë rreth 60 mijë brenda vitit 10 mijë i zgjedhin për me kryer detyrën për me mbrojtur shtetin. Një plan do ta kemi në të ardhmen, po na duhet kohë sa i përket detyrimin ushtarak”.
Ai ka thënë gjithashtu se kjo çështje është në planin qeverisës të qeverisë Kurti.
Diskutimet kanë vazhduar sa i përket ndihmës që është duke i dhënë FSK shtetit për procesin e vaksinimit, ndërsa Mehaj ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke ndihmuar në procesin e vaksinimit.