Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka lajmëruar se janë kapur mbi 90 kilogramë drogë të llojit marihuanë dhe dy persona kanë përfunduar nën pranga, shkruan Gazeta Enigma,.
“Sapo u zbuluan mbi 90 kg drogë e llojit marihuanë dhe u arrestuan dy persona. Shqetësimi juaj për përhapjen e përdorimit të llojeve të ndryshme të drogave, sidomos nga fëmijët është thirrje për institucionet që të punojnë dhe luftojnë pakompromis grupet kriminale”, ka shkruar Xhelal Sveçla.
Sveçla ka bërë të qartë se nuk do të bëjnë asnjë kompromis në këtë drejtim.
“Porosia është e qartë: Nuk do të bëjmë asnjë kompromis për asnjë individ dhe do të shkatërrojmë çdo grup të organizuar kriminal të cilët po trafikojnë apo po kultivojnë drogë në Kosovë. Atë do të bëjmë çdo ditë dhe në çdo cep të Kosovës!”, ka shkruar ai./GAZETA ENIGMA/