Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas sulmit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes ndaj objektit të Komunës së Zveçait.
Ai e ka dënuar ashpër këtë akt të dhunshëm dhe ka theksuar se veprime të tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme.
Sveçla ka bërë thirrje për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e sulmit, duke garantuar se autoritetet e sigurisë janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin dhe ligjin.
Sipas tij, sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshprimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi.
“ Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë.
E themi troç atë që kemi përsëritur përgjatë këtyrë katër viteve: Koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi e ligji do të funksionojnë në çdo cep sikurse liria dhe të drejtat e qytetarëve nuk mund t’i ndalojë askush përmes frikës e terrorizimit”, shkruan ai në Facebook.