Në një hap të rëndësishëm drejt barazisë dhe përfshirjes në arsim, Ministria e Arsimit e udhëhequr nga Arbërie Nagavci ka finalizuar projektin “Furnizimi me pajisje për krijimin e sintezës vokale në gjuhën shqipe për personat e verbër dhe me shikim të dobësuar”.
Ky projekt do t’u mundësojë personave me pengesa në shikim të përdorin pajisje digjitale në gjuhën shqipe, duke lehtësuar ndjeshëm qasjen e tyre në mësim dhe informacion.
Sipas të dhënave të publikuara nga E- prokurimi, vlera e parashikuar e kontratës ishte fillimisht 1,000,000.00 euro, ndërsa e njejta ka arritur të finaliohet për 237,550.00 euro.

Fitues i tenderit është shpallur grupi i operatorëve wkonomik “Virtual Assistants SH.A.”, “EDUSOFT” dhe “NTP Online”, të cilët do të realizojnë furnizimin me pajisje dhe zhvillimin e teknologjisë që mundëson krijimin e sintezës vokale në gjuhën shqipe.
Me këtë nismë, Ministria e Arsimit po dëshmon përkushtimin e saj për të sjellë inovacion dhe mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit, duke e bërë arsimin më të qasshëm, më gjithëpërfshirës dhe më pranë nevojave të secilit qytetar./

