Kanë mbetur vetëm edhe 15 ditë afat për të aplikuar për subvencionimin e instalimit të sistemeve diellore për familje apo biznes.
Kështu ka bërë të ditur ministria e Ekonomisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Nëse keni filluar procesin e aplikimit për subvencionimin e instalimit të sistemeve diellore për familje ose biznes, vini re që afati për të përfunduar është shumë afër, kanë mbetur vetëm edhe 15 ditë për të aplikuar”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma