Ministria e Shëndetësisë me njoftim të ri rreth aplikimit për vaksinim kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë me njoftim të ri rreth aplikimit për vaksinim kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë online për t’u vaksinuar.

Nga MSH kanë treguar se personat me sëmundje kronike janë prioritet në këtë fazë të vaksinimit.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vendit që të aplikojnë për marrjen e vaksinës përmes platformës elektronike eKosova, ku aplikimi është thjeshtëzuar.

Në zbatim të Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, personat me sëmundje kronike janë kategori prioritare në këtë fazë të vaksinimit.Prandaj, u bëhet thirrje këtyre personave, pa dallim moshe (18+), që të aplikojnë për vaksinim, duke e plotësuar rubrikën “sëmundje kronike” në aplikacion.

Të njëjtit pastaj, do të kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe qendrat e vaksinimit nëpër komuna për t’u vaksinuar sipas termineve që do t’u caktohen.”

Njoftimi i plotë:

Njoftim rreth aplikimit për vaksinim kundër COVID-19Prishtinë, 2 qershor 2021 Ministria e Shëndetësisë u bën…Posted by Ministria e Shëndetësisë on Wednesday, June 2, 2021

Related Articles