Mbëmjen e kësaj të premte Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit të Tregut, bashkë me Inspektorët e ATK-së, Inspektorët komunalë dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, kanë inspektuar në të gjithë vendin.
Në disa operatorë ekonomikë kanë hasur në shkelje të ndryshme, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë inspektimit, janë shqiptuar gjithsej 20 gjoba, katër inicime të procedurës për kundërvajtje, si dhe nëntë sekuestrime.
Tutje, thuhet se inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese./Gazeta Enigma/