Ministria publikon çmimin tavan për derivatet, ka rritje

Ministria publikon çmimin tavan për derivatet, ka rritje
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërtimtarisë, ka publikuar çmimin tavan për derivatet e naftës për ditën e sotme.

Ajo çka vërehet, është fakti se edhe nafta edhe benzina sot janë shtrenjtuar për nga 1 cent, shkruan lajmi.net.

Nafta, nga 1 euro e 60 centë sa ishte dje, sot është bërë 1 euro e 61 centë.

Ndërkaq benzina nga 1 euro e 33 centë për litër sa ishte dje, sot kushton 1 euro e 34 centë.

Gazi ndërkaq sot kushton 76 centë.

Related Articles