Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë seancës së jashtzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur për situatën me energji në vend.
Ajo tha se kërkesa për energji është rritur dukshëm si rrjedhojë e uljes së temperaturave.
“Vështirësitë në furnizim me energji elektrike janë theksuar sidomos në muajin dhjetor për shkak të avarive të shkaktuara në gjeneratorët e termocentralit Kosova A dhe B, si dhe kemi pasur rritje të konsumit të energjisë elektike, duke e marrë parasysh se rreth 80 për qind e konsumatorëve janë konsumatorë shtëpiakë kërkesa për energji është rritur dukshëm si rrjedhojë e uljes së temperaturave”, ka thënë Rizvanolli.
Ministrja iu bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që ta votojnë vendimin rreth masave të emergjencës në energji.
“Propozimi i vendimit parasheh themelimin e komitetit teknik emergjent që udhëhiqet nga ministria e ekonomisë. Nuk do të thotë që masat të vendosen menjëherë por ia jep të drejtën komitetit teknik të ndërmarrë masa sipas nevojës dhe kohëzgjatjen e domosdoshme për të tejkaluar krizën më lehtë.
“Masat që vendosen janë masa të përkohshme për të zbutur gjendjen me energji”, ka thënë ajo./Gazeta “Enigma”/