“Para se të vini ju në pushtet qytetarët kanë pasur dritë, ndërsa ju i rikthyet në terr “

“Para se të vini ju në pushtet qytetarët kanë pasur dritë, ndërsa ju i rikthyet në terr “

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e mbledhur të martën për masat emergjente për energji, ai tha se kjo qeveri po e rikthen Kosovën në terr.

“Megjithëse ia keni dalë të fitoni këtë mandat me premtimet se si do të duket e ardhmja ju nuk mund ta ndryshoni se si ka qenë e kaluara para ardhjes suaj në pushtet. Pavarësisht që fajin për krizën energjetike po mundoheni t’ua leni edhe brezave edhe qeverive të maparshme, ka një fakt që s’e ndryshoni dot, para se të vini ju në pushtet qytetarët kanë pasur dritë, ndërsa ju i rikthyet prapë në terr. Jeni ju që pas 13 vjetësh e kthyet në Kosovë formulën e reduktimeve dhe restruksioneve të energjisë elektrike”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit do të duhet një zgjidhje për problemin e krizës energjetike e që sipas tij kjo qeveri më së paku është duke punuar në atë drejtim.

“Ajo që na shqetëson më së shumti që kërkon adresim në vete e që shkon përtej krizës që po  e përjetojmë është zgjidhja për krizën sado e vonuar që është dhe prandaj qeveria, institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet përgjegjëse përfshirë edhe kuvendin edhe ne si deputetë duhet të shohin te rrugëdalja drejt kësaj zgjidhje. Ka pasur vendime dhe mendime të ndryshme për shtegdalje por fatkeqësisht më së paku për këtë çështje ka menduar qeveria”, ka vazhduar ai.

E tërë çfarë qeveria ka provuar të bëjë këtyre ditëve, sipas tij, është kërkesa drejtuar qytetarëve për të racionalizuar shpenzimet e energjisë.

“Nuk e kuptoj se cila ka qenë arsyeja që ka bërë qeverinë të vonojë kaq shumë për të ndërmarrë masa me kohë, por në fund të fundit arsyet e qeverisë nuk na interesojnë, na intereson zgjidhja”, ka thënë tutje./Gazeta “Enigma“/

Related Articles