Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka konfirmuar se Ilir Dugolli do të jetë ambasador i Kosovës në Uashington.
“Kosova e ka ambasadorin në Uashington”, tha Gërvalla.
‘Është e vërtete Ilir Dugolli është ambasadori ynë në Uashington”, shtoi ajo në emisionin DPT te Fidani.
“Ilir Dugolli është personi të cilin e kemi konsideruar si diplomatin me përvojë i cili mund t;i bëjë ballë gjithë asaj pune”, theksoi ajo.
“Ai e ka marrë agremanin e SHBA dhe i cili brenda shumë pak ditësh udhëton për në Uashington për të filluar punën e tij atje”, shtoi ajo./Gazeta Enigma/