Ministrja Hajdari goditi me veturë një fëmijë, kështu i reagon deputetja Deliu – Kodra

Ministrja Hajdari goditi me veturë një fëmijë, kështu i reagon deputetja Deliu – Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kjo e fundit ka deklaruar se një fëmijë është përplasur në veturën e saj, pas aksidentit të shkaktuar në Dragodan të Prishtinës.

Deliu-Kodra, i ka uruar shërim të shpejtë fëmijës, për të cilin raportohet se është dërguar për trajtim në QKUK, teksa i ka bërë thirrje ministres që të ketë kujdes me deklarimet e saj.

“Çfarë deklarate është kjo zonja ministre?! Ndonëse raste si ky mund të na ndodhin secilit, aman kujdes me deklarimet”, shkruan deputetja.

Ndryshe, ministrja Rozeta Hajdari shkeli me veturë një fëmijë dje në Prishtinë, derisa në mbrëmje dha një arsyetim. Ajo tha se “fëmija u përplas me veturën e saj”. Por, raporti i policisë tregon se Ministrja kishte tejkaluar shpejtësinë në momentin e aksidentit.

Related Articles