Ministrja Haxhiu: Është koha që Sylë Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale

Ministrja Haxhiu: Është koha që Sylë Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar për dyshimet se ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, së bashku me ish-shefin e AKI-së, Driton Gashi, kanë bërë marrëveshje për të përfshirë si agjentë të AKI-së dy persona fiktiv që të dëshmojnë kundër anëtarit të VV-së, Sabri Ramabaja në gjykatë.

“Pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Është koha që ky person të thirret para përgjegjësisë penale”, ka përfunduar ajo.

Postimi i plotë:

“Kurrëfarë marrëveshje nuk kemi bo me askënd e kam zhvilluar procedurën, janë shkresat e lëndës, janë procesverbalet dhe vendimet”, ka thënë ish-kryeprokurori, Sylë Hoxha.

“Këto punë nuk bëhen me marrëveshje as nuk bëhen nën kërcënimin e askujt”, ka shtuar ai.

Related Articles