​Ministrja Haxhiu: Së shpejti do të shpallim konkursin për noterë

​Ministrja Haxhiu: Së shpejti do të shpallim konkursin për noterë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se brenda një kohe të shkurtër do të themelohet Komisioni përgjegjës dhe do të shpallet konkursi për noterë.

“Procesi do të jetë transparent e profesional dhe se nuk do të përsëriten situatat e ndërhyrjes në proces e nuk do të përdoren metodat e përzgjedhjes së personave mbi baza familjare, partiake apo biznesore siç pati ndodhur me konkursin e kaluar”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

‘Më në fund, pas gati 3 vitesh, përmbyllet procesi gjyqësor për Provimin e Noterisë çka i hapë rrugë shpalljes së konkursit për noterë.

Dua të njoftoj qytetarët se brenda një kohe të shkurtër do të themelojmë Komisionin përgjegjës dhe do të shpallim konkursin për noterë.

Procesi do të jetë transparent e profesional dhe se nuk do të përsëriten situatat e ndërhyrjes në proces e nuk do të përdoren metodat e përzgjedhjes së personave mbi baza familjare, partiake apo biznesore siç pati ndodhur me konkursin e kaluar.

Related Articles