Ministrja Haxhiu sot jep dëshmi për rastin Dehari

Ministrja Haxhiu sot jep dëshmi për rastin Dehari

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se sot ministrja Albulena Haxhiu, do të japë dëshmi për rastin Dehari.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari”, thuhet në njoftim.

Më 5 nëntor të vitit 2016, në orët e para të mbrëmjes u raportua për një vdekje të një personi brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Vetëm pak minuta më pas u raportua se brenda qelisë së tij ishte gjetur i vdekur ish-aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari, i cili aty po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhëse në Kuvendin e Kosovës.

Related Articles