Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë një konference për media ka apeluar qytetarët dhe bizneset që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike.
“Sikurse që edhe gjatë muajve e viteve të kaluara, lusim qytetarët dhe bizneset që të jenë shumë të kujdesshëm në masën që është e mundshme me kursimin e energjisë elektrike”, u shpreh ajo.
Më tej ajo shtoi se çdo masë e vogël ndihmon jo vetëm në përballimin e sfidave aktuale por edhe në forcimin e qëndrueshmërisë së vendit për të ardhmen.
“Sulmet si kjo janë të jashtëzakonshme, mirëpo nga ana tjetër përderisa lufta në Ukrainë vazhdon, dhe situata e sigurisë gjeopolitike është kaq e ndjeshme, situata e furnizimit dhe çmimit të energjisë elektrike në treg do të jetë gjithnjë një problem potencial”, deklaroi ministrja. /Gazeta Enigma