Ministrja shqiptare: S’ka nevojë të bashkohemi në letër, ta rrisim bashkëpunimin ndërshtetëror

Ministrja shqiptare: S’ka nevojë të bashkohemi në letër, ta rrisim bashkëpunimin ndërshtetëror

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, tha se shteti shqiptar edhe Kosova nuk kanë nevojë që të bashkohen në letër ngase të dy vendet veçse i bashkojnë vlerat, gjuha e zakonet.

Sipas saj, dy vendet kanë nevojë që të rrisin nivelin e bashkëpunimit në shumë fusha e sidomos ndërmjet artistëve për t’i dëshmuar botës rrënjët shqiptare.

“Na bashkon gjuha, vlerat tona edhe të nëntokës arkeologjisë, zakonet, dhe nuk ka nevojë të bashkohemi në letër sepse fizikisht ne jemi të bashkuar. Ne kemi nevojë për të ngritur bashkëpunime ekzekutive. Tashmë me teatrin e ri mirëpresim artistë nga Kosova dhe të kemi bashkëpunime të sa më shumë trupave”.

“Për mua është e rëndësishme frymë e bashkëpunimit ndërmjet artistëve. Pozicioni i artistëve të Shqipërisë dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ne kemi shumë për të treguar rrënjët tona”.

 Ajo insiston se Kosove e Shqipëria në fushën e kulturës janë të bashkuar dhe se më ministrin kosovar janë dakorduar për shkëmbim të ekspertëve.

“Kemi vënë re bashkë me ministrin Çeku që ka një nevojë për të pasur shkëmbime ekspertësh. Tashmë Shqipëria edhe në fushën e integrimit ka arritur disa standarde dhe ne duam të kemi pjesëmarrje aktive të ekspertëve tanë në dy vendet për projekte konkrete dhe  do të nënshkruajmë 4 marrëveshje që janë teatrin e operës dhe baletit, bibliotekën kombëtare dhe për parqet arkeologjike. Shqipëria dhe Kosova në fushën e kulturës janë të bashkuara”.

Kurse ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se do të thellohen edhe më tepër marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.

“Kemi nënshkruar dy marrëveshje për bashkëpunim kulturor. Njëra në lidhje me bashkëpunimin për trashëgimi kulturore dhe në fushën e muzeve dhe marrëveshja tjetër është kalendari kulturor Kosovë Shqipëri që i parasheh aktivitet kulturore gjatë vitit 2022”.

“Në bashkëpunim me ministrinë e kulturës së Shqipërisë ku do të nënshkruajmë 5 marrëveshje ndërmjet institucioneve kombëtare të kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Parashihen marrëveshje në fushën e muzeve bibliotekave operës e trashëgimisë kulturore sepse duhet të kalojmë në protokolle për zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Ne do ta thellojmë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

Kosova e Shqipëria kanë nënshkruar këto marrëveshje në Elbasan: Kalendari i Përbashkët Kulturor Vjetor; Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e Trashëgimisë kulturore dhe muzeve; Protokolli i bashkëpunimit mes Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Republikës së Shqipërisë dhe Operës, Filarmonisë, Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” të Republikës së Kosovës, Marrëveshja e Bashkëpunimit të Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe Muzeut Historik Kombëtar.

Gjithashtu pjesë e nënshkrime janë edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë; Marrëveshja e Bashkëpunimit të Parkut Arkeologjik “Ulpiana” dhe Parkut Arkeologjik Kombëtar Apolonia; si dhe Marrëveshja e bashkëpunimit mes Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles