Miratimi i rezolutës kundër referendumit serb, reagon presidentja Osmani

Miratimi i rezolutës kundër referendumit serb, reagon presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.



Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se institucionet e Kosovës njëzëri e kanë refuzuar mbajtjen e këtij referendumi në Kosovë.

“Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.

Ajo ka nënvizuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, ndaj veprimeve stabilizuese të Serbisë.

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë”, përfundon postimi i Osmanit në “Facebook”.

Ndryshe, Kuvendi e ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit serb në Kosovë me 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Kryeministri, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të shtunën ka thënë se një ndër pikat është që qytetarëve me dy shtetësi të ju mundësohet që të votojnë përmes postës, ose përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë./Gazeta Enigma/

Related Articles