Sot gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim vendimi për formimin e Këshillit Organizativ për manifestimin e Epopesë së UÇK-së, me datë 5,6 dhe 7 mars 2022.
Ndërsa, kryeministri Kurti i ka bërë të ditur emrat e Këshillit Organizativ të cilit do t’i prijë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Fadil Nura, kryetar i Komunës së Skënderajt, Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë, Hajrulla Ceku – Ministër i Kulturës, Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bashkim Jashari – Komandat i FSK-së, Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve”, theksoi Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Po ashtu, Kryeministri ka ftuar të dërgojnë përfaqësues edhe nga Zyra e Presidencës, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Organizuarat e dala nga lufta dhe organizatat e shoqërisë civile. /Gazeta Enigma/.