Miratohet nisma mes Kosovës dhe Kroacisë për ndihmë të ndërsjellë në rast të fatkeqësive

Miratohet nisma mes Kosovës dhe Kroacisë për ndihmë të ndërsjellë në rast të fatkeqësive

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Kroacisë sot kanë miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet dy shteteve mbi ndihmën e ndërsjellë në rast të fatkeqësive natyrore dhe atyre që shkaktohen nga faktori njeri, raporton Gazeta Enigma.

Kjo nismë është propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, ku sot në Qeverinë e Kosovës u miratua.

“Sot, me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua nisma për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë mbi ndihmën e ndërsjellë në rast të fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njeri”, ka shkruar Sveçla.

Related Articles