Miratohet Projektligji për Qeverinë

Miratohet Projektligji për Qeverinë

Në mbledhjen e së mërkurës kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për Qeverinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “deri tash ne kishim qeveri, por asnjëherë ligj për veten. Pra kishim qeveri që sponsorizon projektligje, por asnjëherë s’e kishte një të tillë”.

Gjithashtu është miratuar edhe projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

“Rëndësia e këtij projektligji është evidente. Projektligji pasohet nga opinionin e komisionit të Venecias”, ka theksuar Kurti.

Ai ka deklaruar se marrë parasysh që projektligji qe një kohë të gjatë nuk është miratuar në Kuvend është mbajtur një tryezë për këtë çështje e është arritur paraprakisht konsensusi politik.

Sipas Kurtit, në projektligj janë përfshirë komentet e bëra.

Miratim nga kabineti qeveritar ka marrë edhe projektkodi civil./Gazeta “Enigma”/

Related Articles