Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë

Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për byronë shtetërore për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve.

Në lidhje me këtë Projektligj, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se është me interes shoqëror që sistemit juridik t’i shtohet byroja për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.

“Është me interes shoqëror për të gjithë, që sistemit juridik t’i shtohet edhe byroja për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme”.

Tutje, Haxhiu ka theksuar se nëse byroja vëren se një zyrtar ka pasuri qe s’mund ta justifikojë atëherë i kërkon gjykatës konfiskimin e saj.

Sipas saj, Byroja do të jetë institucion i pavarur dhe do i japë llogari Kuvendit.

Ndërsa, kryeministri Kurti ka deklaruar se qeveria e tij ka objektiv luftën kundër krimit dhe korrupsionit./Gazeta “Enigma”/

Related Articles