Miratohet rishikimi i buxhetit, shtohen 150 milionë euro

Miratohet rishikimi i buxhetit, shtohen 150 milionë euro


Në mbledhjen e radhës, Qeveria e Kosovës të mërkurën ka votuar pro rishikimit të buxhetit, duke e arsyetuar se është parë e nevojshme me qëllimin e ofrimit të ndihmës për qytetarët, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, i vetmi ndryshim do të bëhet te ministria që ai udhëheq. Sipas tij, ka pasur ndryshim në trendin e të hyrave, me rritje prej rreth 17 për qind në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

“Tre mujorin e parë të vitit kemi pasur 17 për qind më shumë të hyra, marrë parasysh edhe nevojën për mbështetjen e qytetarëve është parë e nevojshme të kemi një rishikim të tillë që të reflektohen këto të hyra. Vlera që i shtohet buxhetit është 150 milionë euro”, tha ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles