Mjeku i Spitalit të Pejës jep detaje për viktimat në Pejë

Mjeku i Spitalit të Pejës jep detaje për viktimat në Pejë

Dy persona janë vrarë sonte me armë zjarri në qytetin e Pejës derisa një tjetër është plagosur. Mjeku kujdestar në spitalin e Pejës, Sadri Berisha, ka dhënë detaje për rastin.

“Viktimat e këtij rasti janë sjell pa shenja jete, dy kanë qenë pa shenja jete ndërsa një ka qenë i plagosur në shuplakën e dorës pa rrezik për jetën. Ai është liruar është trajtuar në mënyrë ambulantore. Ka pasur frakturë të gishtit”, tha mjeku për RTV Dukagjini.

“A kanë vdekur në vendin e ngjarjes a gjatë rrugës nuk mundemi me konstatuar por në Qendrën Emergjente në Spitalin e Pejës janë sjell pa shenja jete’, shpjegoi Berisha.

Të vrarët janë zyrtarë të PDK’së, kandidati për kryetar të Pejës Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit Blerand Kadriaj.

Related Articles