Në disa video të publikuara në rrjete sociale shihen mjete të rënda ushtarake ruse duke lëvizur në Obolon, zonë në veri të Kievit, kryeqytet i Ukrainës.
Duket se videot janë incizuar nga banorët e asaj zone nga banesat e tyre. Televizioni BBC ka vërtetuar se pamja në video është Oboloni.
Praninë e forcave ruse në distriktin e Kievit e ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të rezistojnë përmes koktejve të molotovit.
Korrespondentët e BBC-së në Kiev më herët raportuan se kanë dëgjuar të shtëna dhe se tani po dëgjojnë shpërthime më të fuqishme.
Reporteri i luftës, Nolan Peterson, shkroi në Twitter se ka të shtëna në pjesën qendrore të Kievit dhe se momentet janë shumë të tensionuara, pasi rusët ndodhen në qytet.