Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, para protestuesve ku po protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës e ka quajtur kryeministrin Kurti tuc e të rrezikshëm.
“Të dashur qytetarë ju e dini çka ka ndodhur dje. Ujësjellësi rajonal i Mitrovicës i ka lënë disa qytete pa ujë sepse KESCO ua kanë ndalë rrymën. Momentet e krizës janë momente të urrë moment më të mirë Qeveria s’ka pas që me kthyer konsorciumin në shërbim të qytetarëve të Kosovës, por me ndodhë kjo nevojitet guxim politik, por problemi është se brenda kësaj ndërtesë është një frikacak, është një tuc. Pra bash që është tuc është edhe supermen, e bash që është tuc është shumë i rrezikshëm”, ka thënë Molliqaj.
Sipas Molliqajt, Kurti nuk ka as shok e as shoqe me bashkëpunuar. Ky tuc edhe mase ka një vendim të Kushtetutës nuk po guxon energjinë elektrike në veri dhe po e qon drejt shkatërrimit kompaninë tjetër që është KOSTT-I”, ka shtuar Molliqaj.
“Kjo përgjigje sot në protestë është porosia e qartë të cilën duhet ti hapin veshtë e ta dëgjoj ZRRE-ja, Ai propozim nuk ka me kalu sa ka qytetarë aktiv, s atë jemi ne të gjithë bashkë, këtë zotim nuk do të kalojmë të kalojë”, është shprehur ai. /Gazeta Enigma/