Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka treguar se çfarë do të bënte po të ishte në vend të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të takimit të Ohrit më 18 mars, raporton Gazeta Enigma.
Molliqaj thotë se Kurti ka lëshuar parimet e veta dhe duhet të japë dorëheqje.
“Lëshoi pe në Asociacion. Bëri llogari në shumë gjëra. Nuk lëshoi pe për targa e për zgjedhje e tash u dorëzua. Po ju jep Asociacion atyre që i akuzonte se janë kriminelë”, tha Molliqaj në emisionin Pressing në T7.
Ai tregoi edhe se çfarë do të bënte në dialogun me Serbinë.
“Do të kërkoja korrigjimin e kufijve. Çfarëdo korrigjimi që të arrihej tek zgjidhja përfundimtare”, shtoi ai.