Partia Demkoratike e Kosovës, në zgjedhjet lokale 2021, në komunën e Gjilanit, garon me kandidaten për kryetare, Leonora Morina-Bunjaku.
Morina-Bunjaku, të mërkuren, në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar aktivistët dhe të rinjët e PDK-së.
Ajo ka theksuar se do të angazhohet që e ardhmja e vajzave dhe djemve të Gjilanit të jetë e sigurt.
Komunikata e plotë:
Sot mbajtëm takimin përmbyllës fantastik me Rininë Demokratike në Gjilan, ku bashkë me kandidatët për asamble komunale nga RDK-ja, Blerta Rahimi, Erza Rexhepi dhe Endrit Shabani, u shprehëm falënderues ndaj aktivistëve dhe të rinjëve të PDK-së për punën e tyre të palodhshme deri më tani.
Rinia në Gjilan është e ndritur dhe meriton trajtim më dinjitoz.
Unë zotohem se si kryetare e ardhshme e Komunës do të punojmë që e ardhmja e vajzave dhe djemve të Gjilanit të jetë më e mirë dhe më e sigurt.
Bashkë ia dalim!
Partia Demokratike e Kosovës-Gjilan