Të hënën punëtorët e “Pastrimit” kanë nisur ditën duke protestuar, para Komunës së Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.
Ata akuzojnë komunën dhe Përparim Ramën për borxhe të mëdha, pas kaosit me mbeturina në kryeqytet.
“Paguaje borxhin o borxhli i keq”, “Mos bëj politikë me dështimin tënd”, “Na lë të punojmë” kanë qenë disa nga pankartat që punëtorët kanë mbajtur në duar. / Gazeta Enigma.