Mosvotimi i Albulena Haxhiut, Rohde: Strategjia që dështon duhet të ndryshohet

Mosvotimi i Albulena Haxhiut, Rohde: Strategjia që dështon duhet të ndryshohet

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, duke iu përgjigjur pyetjes se a duhet të ndryshohet emri i Albulena Haxhiut si e propozuar për kryeparlamentare, pas disa dështimeve në përpjekjen për konstituimin e Kuvendit, deklaroi se “kur strategjia dështon, duhet të ndryshohet ajo”.

Rohde më tej ka theksuar se është përgjegjësi e partive politike në vend që të gjejnë zgjidhjen për situatën aktuale në vend.

“Unë e përdor termin vendi i pari, partia politike e dyta. Javën e kaluar kur luaja futboll e përdora një analogji duke thënë, nëse strategjia nuk të çon tek synimi i dëshiruar, ju duhet ta përshtatni strategjinë. Dhe përshtatja e strategjisë po ashtu mund të përfshijë edhe zëvendësimin e një pjese të ekipit, por prapë është përgjegjësia e hisedarëve për t’u siguruar për rezultatin dhe kjo nuk është përgjegjësi e jona. Ne vetëm mund të bëjmë apel të kërkojmë si miq të bëhet dhe të japim këshilla të mira”, tha Rohde në Rubikon.

Related Articles