Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot dhe nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira e mundësi për reshje shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin mes 12 dhe 18 gradë Celsius, teksa ato maksimalet mes 20 dhe 30 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Gazeta Enigma/