Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se nga e marta e tutje, do të ketë stabilizim të motit.
IHK njofton se mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave.
Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet t’i shënoj vlerat rreth normales (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.
Kushtet bio-meteorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.
Kushtet agro-meteorologjike gjithashtu janë shumë të mira, sepse kishim reshje të mjaftueshme dhe kjo situatë agrometeorologjike ju mundëson bujqve që më lehtë t’i mbjellin tokat e tyre me kulturën e grurit, sepse afati i mbjelljes mund të filloj kah mesi i javës së ardhshme e për të vazhduar deri në fund të tetorit.