Moti për ditën e sotme, 28 janar 2022

Moti për ditën e sotme, 28 janar 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët, por duke mos munguar as rrezet e diellit në disa vende.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me flokë bore, ndërsa sot në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Ky ndryshim i temperaturave do të krijoj kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezentë gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik. /Gazeta Enigma/.

Related Articles