Moti sot, ftohtë – priten edhe reshje shiu

Moti sot, ftohtë – priten edhe reshje shiu

Gjatë së enjtes, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës priten edhe reshje shiu.

Temperaturat pritet të lëvizin nga -3 deri në 5 gradë Celsius.

“Moti parashikohet kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, njofton IHMK-ja.

Ky institutit bën thirrje që pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve në rrugë. /Gazeta Enigma

Related Articles