Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.