Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, ndërsa kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu dhe bore.
Në viset e ulëta reshjet do të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihen reshje të dendura bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Sipas parashikimeve numerike gjysma e parë e marsit do të jetë me reshje të mjaftueshme dhe me temperatura të ulëta./GazetaEnigma/