MPB: Këto janë rrugët që nuk mund të kalohen nëse nuk keni pajisje dimërore

MPB: Këto janë rrugët që nuk mund të kalohen nëse nuk keni pajisje dimërore

Pas reshjeve të borës Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në disa rrugë janë shfaqur vështirësi në vozitje.

Në bazë të njoftimit, disa rrugë mund të kalohen vetëm me pajisje dimërore.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të përditësuar në ora 08:04, magjistralja Fusha-Pajtimit-Glloboçicë, Gjilan-Muçibabë, Pejë-Kullë, Prishtinë-Mutivodë, Mitrovicë-bërnjak, Mitrovicë-Jarinije, janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius. /Gazeta Enigma/.

Related Articles