Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar falje për një lëshim teknik rreth numrit të personave të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
MSh-ja ka deklaruar se në raportin e sotëm janë llogaritur shifrat e dy ditëve të fundit, rrjedhimisht, në vend që të jetë shifra 9 mijë e 606, sot është raportuar se janë vaksinuar 19 mijë e 609 qytetarë.
“Ministria e Shëndetësisë dëshiron t’i kërkojë ndjesë publikut për një lëshim teknik të bërë gjatë ditës së sotme me rastin e komunikimit të shifrave zyrtare rreth numrit të dozave të vaksinave kundër COVID-19, të administruara në 24 orët e fundit. Në raportin e sotëm, janë llogaritur shifrat e dy ditëve të fundit, andaj rrjedhimisht edhe numri i dozave të administruara në raport ka rezultuar të prezantohet më i lartë”, ka deklaruar MSH.